Përfundon operacioni katër orë e gjysmë i Çiljetës (Foto)

Mediale Vip

Përfundon operacioni katër orë e gjysmë i Çiljetës (Foto)

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 17:32
Çiljeta Xhilaga

Ka përfunduar fatmirësisht me sukses, operacioni katër orë e gjysmë i këngëtares Çiljeta Xhilaga.

Zvogëlimi i numrit të gjoksit drastikisht për tre numra, nga 6 në 3 është bërë pa komplikime shëndetësore teksa këngëtarja nuk ka ndjerë asgjë shkaku i anestezionit.

Këtë e ka treguar vetë këngëtarja e cila i ka bërë thirrje vajzave të mos rrisin gjoksin, sepse kjo tashmë ka dalë nga moda. ‘Ku paskam qenë më përpara’ – është shprehur Çili duke aluduar në faktin se ky intervenim duhej kryer kohë më parë.

Mes tjerash, këngëtarja e njohur ka deklaruar se më nuk bën asnjë operacion në jetë.

Shpresojmë që kjo përvojë individuale e Çiljetës të jetë shembull për femrat që sado pak, të frenojnë maninë e ‘çmendur’ të ndërhyrjeve të panumërta estetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat