Një lokal në Prishtinë ka ofertë interesante për Serbinë (Foto)

Lajme

Një lokal në Prishtinë ka ofertë interesante për Serbinë (Foto)

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 17:18
Ilustrim

Një nga lokalet më të frekuentuara të Prishtinës, “Guest”, ironizoi me ofertën e një lokali në Beograd, rreth kampionatit evropian “Euro 2016”.

Këta të fundit kanë vendosur një shkrim ku thuhet që për çdo gol që merr Shqipëria dhe Kroacia pijet ofrohen me zbritje prej 5%.

Image

E djemtë e lokalit “Guest” ishin të shpejtë në replikë.

Në një tabele të vendosur para lokalit në fjalë, kanë shkruar se ofrojnë pije 100% falas, për çdo gol që shënon Serbia në këtë kampionat.

Image

Ironia qëndron në faktin që Serbia fare nuk është kualifikuar për këtë kampionat.

“Kemi pasë dëshirë t’i kundërpërgjigjemi lokalit në Beograd, për shkrimin që kanë bërë ditë më parë” ka thënë Shkamb Vokshi, njëri nga pronarët e “Guest” për mediat vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat