Teuta Arifi inaguron punimet e filtër stacionit të ujit për pije

Maqedonia

Teuta Arifi inaguron punimet e filtër stacionit të ujit për pije

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 17:08
Teuta Arifi

Kryetarja e Komunës së Tetovës Arifi sot ka inaguruar punimet në filtër stacionin e ujit të pijshëm që gjendet mbi fshatin lisec. Ajo në një postim të rrjetin social Facebook madje ka theksuar:

Bashkë më zv.Kryeministrin e RM-së Festim Halililin, Ministrin e Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë Bashkim Ameti, si dhe zv/ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Faton Pollozhani, ishim në gurrë themelin e filtër stacionit të ujit të pijshëm. Pas përfundimit të rrjetit të ujësjellësit të qytetit në gjatësi prej 8.2 kilometra, filluam edhe me ndërtimin e stacionit të filtrimit investim kapital ky që peshon mbi 2 milionë euro. Me përfundimin e këtij investimi saga 20 vjeçare e ujit të pijshëm do të merr fund, njëherit edhe premtimi ynë para qytetarëve tetovarë po realizohet në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat