Bajrami: Nga 1 shtatori nxënësit do të kenë tekste të reja të rishikuara

Lajme

Bajrami: Nga 1 shtatori nxënësit do të kenë tekste të reja të rishikuara

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 13:57
Arsim Bajrami

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami ka informuar kabinetin qeveritar me procesin e rishikimit të teksteve të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Ministri Bajrami ka thënë se janë rishishkuar tekstet nga klasa e pare deri në klasën e nëntë.Ai bëri të ditur se nga 1 shtatori nxënesit do të kenë tekste të reja të rishikuara sipas kategorive.

Bajrami ka thënë se  është bërë përmisimi i pa saktësive në tekste dhe janë evituar përmbatjet e papërshtatshme dhe sipas tij janë evituar gabime teknike, pasaktësite shkencore .

“Janë lehtësuar çantat shkollore një kërkesë e kahmotshme që është paraqitur nga prindërit dhe mësimdhënësit “ ka theksuar Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat