Tropojë: U asgjësuan 400 rrënjë bimë narkotike

Kronikë e zezë

Tropojë: U asgjësuan 400 rrënjë bimë narkotike

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 09:49
Tropojë, asgjësohen 400 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva

Efektivët e Komisariatit Tropojë konstatuan dhe asgjësuan 400 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

400 rrënjë bimë narkotike u asgjësuan në vendin e quajtur “Lugu i Zi”, Tropojë, të mbjella në një sipërfaqe toke me shkurre të përshtatur si parcelë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat