Rama ndjesë publike qeverisë italiane

Shqipëria

Rama ndjesë publike qeverisë italiane

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 17:20
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar ndjesë publike Qeverisë Italiane dhe se ka reaguar për vendimin e Gjykatës për pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Rama ka thënë se mbroj fort pikëpamjen se shpjegimet e dhëna nga Italia përmes ambasadorit italian, pa asnjë detyrim, por vetëm si shprehje e miqësisë së sinqertë dhe vullnetit më të mirë.

“Çka ka ndodhur sot me pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të saj, më imponon t’i kërkoj ndjesë publikisht qeverisë mike dhe partnere të Italisë. Kjo ndodhi është e pajustifikueshme dhe për Shqipërinë është një tjetër këmbanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi.

Mbroj fort pikëpamjen se shpjegimet e dhëna nga Italia përmes ambasadorit italian, pa asnjë detyrim, por vetëm si shprehje e miqësisë së sinqertë dhe vullnetit më të mirë, për të vendosur nën dritën e fakteve legjendën politike të përgjimeve, duhet të kishin mjaftuar që institucioni shqiptar i akuzës të mos përfshihej në një makinacion kaq të rëndomtë politik.

Por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu dhe sot, miqtë e partnerët tanë të provuar në çdo ditë të vështirë të Shqipërisë së këtyre njëzetë e pesë vjetëve, kanë të drejtë të ndjehen të lënduar nga përfshirja e tyre indirekte në një hetim absurd si edhe, më zi akoma, nga veprimi ekstrem që ka ndërmarrë sot prokuroria.

Duke u kërkuar ndjesë për këtë “çudi” që e ka dëmtuar jo pak vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer, prej të cilit në gjithë këto vite, Shqipëria e shqiptarët kanë përfituar aq shumë, sa kurrë nuk do të mund të lahemi me fqinjët tanë të mirë, dua t’i siguroj miqtë e mëdhenj dhe partnerët e paçmueshëm italianë për mirënjohjen më të thellë e konsideratën më të lartë”, thuhet në kërkim faljen publike të Ramës./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat