Prokurorët spanjollë kërkojnë gjykimin e Neymarit

Futboll

Prokurorët spanjollë kërkojnë gjykimin e Neymarit

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 11:21
Neymar

Prokurorët spanjollë kanë kërkuar që futbollisti i Brazilit dhe Barcelonës, Neymar, të gjykohet për mashtrim.

Prokurorët nga gjykata penale e Spanjës dyshojnë se Neymar dhe babai i tij kanë fshehur vlerën e vërtetë të transferimit multimilionësh të lojtarit nga ekipi Santos te Barcelona.

Në intervistat e dhëna deri më tash, Neymar, 24 vjeç, ka mohuar çdo keqbërje.

Barcelona ka thënë se ka paguar 57 milionë euro për Neymarin në vitin 2013.

Mirëpo, hetuesit thonë se vlera reale ka qenë 83 milionë euro dhe se Barcelona ka fshehur disa pjesë të marrëveshjes.

Edhe ky klub mohon çdo keqbërje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat