Ministria e Integrimit dhe BE-ja ndajnë 35 bursa për master

Lajme

Ministria e Integrimit dhe BE-ja ndajnë 35 bursa për master

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 10:14
Flamuri i BE-se

Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Bashkimin Evropian sot do të ndajnë 35 bursa për studentë për studime master në Universitete të ndryshme në shtete anëtare të BE-së në fushën e juridikut, ekonomikut dhe administratës publike

Përfaqësuesi i bursistëve Armend Kelmendi njëherësh is- bursistë ka thënë se ky është viti i dhjetë që Ministria bashkë me BE-në ndajnë bursa për studentë deri sa ajo është një mundësi e mirë për ta për shkollim të mëtejmë pas përfundimit të fakultetit.

Mirëpo sipas tij pas përfundimit të masterit në një nga vendet anëtare të BE-së ata kanë obligim që për 3 vjet të punojnë në administratën publike.

E më pas Kelmendi tha se varësisht prej interesit të institucionit dhe bursistëve mund të bëhet edhe punësimi i përhershëm.

Qëllimi i Ministrisë së Integrimeve Evropiane dhe BE-së është përmirësimi i kapacitetit të administratës publike për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët e vendit e poashtu të përmbush obligimet që dalin nga MSA-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat