Të huajt me shqiptarët (Foto)

Mediale Vip

Të huajt me shqiptarët (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 6 qershor 2016 Në ora: 14:15
Soni Malaj dhe Saad Ramadan

Vazhdojnë të jenë në modë duetet, bashkëpunimet që kanë rezultuar të jenë të suksesshme. Por këtë herë flasim edhe për duete ky një artist shqiptar ka arritur të bashkëpunojë me një artist internacional, ku ky i fundit ka qenë i famshëm në vendin e tij ose edhe jo shumë, por që të paktën në tregun muzikor për faktin se janë të huaj janë klikuar dhe pritur më shumë. E marrin si shembull, por një bashkëpunim super i arrirë, pasi menaxherët janë të tillë që s’lejojnë gabime.

Po flasim për super bashkëpunimin në mes shqiptares Rita Ora me Cris Brown dhe këngën e tyre shumë të nxehtë “Body on me”, një këngë që vazhdohet të dëgjohet ende sot, e kë u bë temë diskutime për lidhje, e deri në inatatet më pas që Rihana të shprehte ndaj të famshmes shqiptare. Por ky duet ishte dhe mbetet internacional e për tregun e huaj, pavarëisht se ne u krenuam me suksesin e Ritës sonë.

E për të nuk do të ishte vetëm ky duet me të huajt super të njohur. Edhe këngëtarja shqiptare e njohur Adelina Imsmajli disa vite më parë solli një rikthimin interesant me këngëtarin francez Faudel, ku atje djaloshi ëhstë njohur si DJ, e kënga e tyre “I love you more” të paktën në botën shqiptare u prit shumë mirë, por u dëgjua edhe në Francë dhe Zvicër. Një bashkëpunim shumë të diskutuar dhe që u përfol shumë ishte ai në mes të Soni Malaj dhe këngëtarit libanez Saad Ramadan.

Kënga që mbante titullin “Tulipani i bardhë” u prit mirë, dhe kishte si qëllim dhe që u njoh shumë edhe në vendet e Lindjes së Mesme, pasi e kënduara e Saadit kishte edhe një frymë të asaj kulture. Një tjetër bukuroshe dhe me një zë të ëmbël që provoi duete me të huajt, e këtë herë me një artist brazilian ishte edhe Anxhela Peristeri. Së bashku me Marcus Marchado sollën duetin “Bye bye”. E një vit më vonë ky artist do të kishte sërish ftesë nga një tjetër këngëtgari seksi për një bashkëpunim.

Bëhet fjalë për Xhesika Ndoj ky me brazilianin Marcus sollën “Vamos bailar”. Një remake dhe bashkëpunim në fillim të pabesuar por më pas të vërtetuar me një klip dhe mjaft interesant, solli edhe këngëtarja Jehona Sopi me këngëtgaren e huaj e të njohur të komunitetin rom, Esma Redzepova, këngën “Caje Sukarije”, e cila në këtë version u prit mjaft mirë, të paktën në tregun shqiptar.

E dueti i fundit me një të huaj ishte ai i këngëtgarit Ardit Çuni me këngëtarin e ri të Lindjes së Mesme Omar, ku ata sollën “One life”. E besojmë se ky bashkëpunim nuk do të jetë i fundit, të shohin nëse të tjerë artistë të huaj do të sjellin duete me shqiptarët tanë të njohur, e urojmë që ata të jenë emra të mëdhenj.

Image
Image
Image
Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat