2500 franga për çdo qytetar, zviceranët i thonë jo propozimit

Zvicra

2500 franga për çdo qytetar, zviceranët i thonë jo propozimit

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 18:29
Zvicër

Zviceranët kanë refuzuar me shumicë dërrmuese propozimin për të ardhurat bazë. Sipas projeksioneve paraprake, rreth 78% e votuesve kanë votuar kundër propozimit të një grupi qytetarësh të pavarur. Nëse do të kalonte, propozimi parashikonte që çdo person me banim të ligjshëm në Zvicër, do t’i kishte të ardhurat bazë 2500 franga zvicerane, edhe nëse nuk ishte në punë.

Mbështetësit e këtij propozimi janë shprehur se gjysma e punës në Zvicër nuk paguhet si punët e shtëpisë apo kujdesi ndaj komunitetit. Ata kanë thënë se këto të ardhura do të bënin që puna e papaguar të vlerësohej.

Por kritikët e këtij propozimin e mbështesin kundërshtimin e tyre në faktin se nuk ka një plan konkret se si mund të mbështetej financiarisht kjo politikë e re.

Sipas ideatorëve, një plan i tillë duhej hartuar nga Parlamenti, por në fakt, asnjë parti parlamentare nuk e ka mbështetur këtë propozim.

Partia e së djathtës ekstreme, Partia e Popullit të Zvicrës, e ka kundërshtuar ashpër këtë propozim me argumentin se nëse ai miratohej, mund të shkaktonte një valë të madhe emigrantësh drejt vendit, transmeton shekulli.

“Teorikisht, nëse Zvicra do të ishte ishull, kjo do të ishte e mundur”, ka thënë një zyrtar i lartë i kësaj partie.

“Mund të hiqeshin të gjitha pagesat sociale dhe çdo individi t’i paguhej një sasi e caktuar parash. Por me kufijtë e hapur, kjo është totalisht e pamundur. Nëse çdo individi në Zvicër do t’i ofrohej një shumë parash, do të ishin me miliona ata që do të përpiqeshin të vinin këtu”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat