Ozil me këtë deklaratë “bombastike” tronditë tifozët e Arsenalit

Sporti

Ozil me këtë deklaratë “bombastike” tronditë tifozët e Arsenalit

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 15:43
Mesut Ozil

Mesut Ozil ka inatosur tej mase tifozë tifozët e Arsenalit me një deklaratë të fundit.

Mesfushori gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil, ka lëshuar një deklaratë “bombastike” në rrjetin social Twitter.

Ylli i Arsenalit është lidhur me një kalim në Bayern Munchen javëve të fundit, ndërsa bisedimet me klubin londinez rreth një kontrate të re kanë ngecur.

Ozil ka kontratë dy vite të mbetura në kontratën e tij me Arsenalin, mirëpo gjermani lëshoi një deklaratë bombë në llogarinë e tij në Twitter.

27-vjeçari u pyet nga një tifoz nëse do të luajë në Bundesligë një ditë, ndërsa ai iu përgjigj atij duke thënë se “Kurrë nuk i dihet…”

Ky mesazh ka bërë që reagimet nga tifozët e Arsenalit në rrjete sociale të jenë të shumta, madje disa janë shprehur tejet të inatosur me këtë deklarim të mesfushorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat