Dembeles i dyfishohet dënimi

Sporti

Dembeles i dyfishohet dënimi

Më: 6 maj 2016 Në ora: 19:30

Mesfushori i Tottenham-it, Mousa Dembele, është suspenduar për gjashtë ndeshjet, për shkak se ia futi gishtin në sy sulmuesit Diego Costa. Belgu është akuzuar për një sjellje të dhunshme nga Federata Angleze e Futbollit, e cila pasi shqyrtoi pamjet filmike vendosi dyfishin e dënimit të zakonshëm prej tri ndeshjes. Në komunikatën e Federatës Angleze, thuhet: “Dembele do të jetë i shkualifikuar për gjashtë ndeshjet e ardhshme me efekt të menjëhershëm për një sjellje të dhunshme që nuk është parë nga gjyqtarët e ndeshjes, por nga pamjet filmike. Mesfushori u përfshi në një incident me sulmuesin e Chelseat, Costa. Vendosëm që sjellja e tij duhet të marrë dyfishin e ndëshkimit”.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat