Atletë nga Kenia e Hungaria në gjysmëmaratonën e Prishtinës

Sporti

Atletë nga Kenia e Hungaria në gjysmëmaratonën e Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2016 Në ora: 19:20

Janë duke u zhvilluar përgatitjet e fundit për garën ndërkombëtare “Prishtina 2016” në atletikë, e cila do të zhvillohet me 15 maj, duke filluar në orën 10.00 në relacionin Prishtinë-Kastriot-Fushë Kosovë dhe anasjelltas. Gjysmëratona është nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës. Federata Atletike e Kosovës me Këshillin Organizativ të garës, së bashku me MKRS-në, drejtoratin e Prishtinës, Fondacionin Together e UNICEF, po bëjnë të gjitha përgatitjet që kjo garë prestigjioze të jetë në pikën më të lartë. Që nga dita e sotme fillon edhe regjistrimi i atletëve për pjesëmarrje në gara dhe zgjat deri me 14 maj.

Këtë herë do të jetë më ndryshe për dallim nga 15 gjysmëmaratona tjera, për faktin se do të marrin pjesë shumë më shumë garues elitë nga vendet e ndryshme. Deri më tash janë paraqitur edhe një numër jashtëzakonisht i mirë i garuesve elitë sidomos nga Kenia dhe Hungaria. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, shprehet se përgatitjet po rrjedhin sipas planit. “Është hera e 16-të më radhë që mbahet gjysmëmaratona ndërkombëtare, por e para pas pranimit në Federatën Botërore të Atletikës (IAAF) dhe në Federatën e Atletikës Evropiane (EAA). Jemi anëtarë të barabartë me të gjitha federatat tjera të shteteve dhe kjo garë është e posaçme. Kryetari i Federatës Ballkanike të Atletikës...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat