Liria kërkon pikët e mbijetesës, ’89 shi ta ruajë vendin e 3-të

Sporti

Liria kërkon pikët e mbijetesës, ’89 shi ta ruajë vendin e 3-të

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2016 Në ora: 19:18

Ndeshjet e javës së 30-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës mund të qartësojnë dhe më shumë çështjen në luftë për titullin e kampionit, por edhe të skuadrave që luftojnë për mbijetesë. Feronikeli nga Drenasi udhëton për në Gjilan për t’i fituar edhe tri pikë dhe të jetë më afër titullit, ndërsa Gjilani synon pikë të plota për të mbajtur hapin për vend të tretë. Takimi më interesant pritet të zhvillohet të dielën në orën 15.00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku ndeshen rivalët e vjetër Trepça ’89 dhe Liria. Mitrovicasit synojnë pikë për të mbajtur vendin e tretë, por edhe kërkojnë të ngjiten edhe më lart, ndërsa Liria shpreson të importojë pikë në luftë për të siguruar ekzistencën. Mesfushori i Trepçës ’89, Argjend Mustafa, synon që tri pikët të mbesin në stadiumin ‘Riza Lushta’.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat