Gashi: Katër ndeshjet e fundit janë si finale

Sporti

Gashi: Katër ndeshjet e fundit janë si finale

Nga: Kemaj Goca Më: 6 maj 2016 Në ora: 19:17

Skuadra e Istogut shpreson se do t’i ikë më të keqes, rënie nga elita e futbollit. Shpresat e këtij kolektivit janë shtuar dukshëm me fitoren minimale 1:0 ndaj Lirisë gjatë javës që e lamë pas dhe tani kërkojnë dhe një trepikësh të ri që të jenë edhe më afër pozitës së dhjetë, e cila i shpie në garat rikualifikuese! Istogu është përgatitur në çdo aspekt që nesër (në orën 15.00) në stadiumin “Demush Mavraj” t’i ndalin tri pikë ndaj Dritës nga Gjilani. Ky është ballafaqim i dy skuadrave të rrezikuara, pasi që edhe Drita është në zonën e nxehtë pikërisht në vend të tetë me 35 pikë dhe ka pesë më shumë se Istogu që renditet në pozitën e parafundit (i 11-ti).
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat