Luhatet edhe Behrami: Sinjale se mund të zgjedhë Kosovën

Sporti

Luhatet edhe Behrami: Sinjale se mund të zgjedhë Kosovën

Nga: Fitim Dika Më: 6 maj 2016 Në ora: 18:14

Pas pranimit të Kosovës në UEFA duket se më të kërkurit për intervista në Zvicër janë lojtarët shqiptaro-zviceranë, për t’u bindur nëse do qëndrojnë në kombëtaren që janë aktivizuar deri tani. Kështu ka bërë edhe media Tribune de Geneve, që ka intervistuar shkurt lojtarin më të vjetër shqiptar në Zvicër, Valon Behramin.

"Është e bukur ndjenja, pas pranimit të Kosovës në UEFA,” thotë Behrami. "Kjo është një ndjenjë e bukur, pasi të gjithë e dijmë se ky vend ka kaluar nëpër luftëra dhe sakrifica të shumta."

Në lidhje me transferimin e mundshëm të tij në Kosovë, ai përgjigjet:

"Për mua, kjo nuk ka shumë rëndësi, për shkak që pas KE 2016, nuk e di nëse do jem pjesë e kompeticioneve të kombëtareve. Për lojtarët tjerë, ata duhet të vendosin vetë dhe nuk dua të futem në zgjedhjet e tyre personale."

Më pas ai ka shtuar se për në Francë nuk ka dyshime se do japin maksimumin, ndërsa më pas “edhe nëse ndokush largohet për në Kosovë, nuk bëhet fjalë për largime të rëndësishme sikur Messi ose Ronaldo.”

Para pak kohësh, kur Kosova nuk ishte akoma pjesë e UEFA, Behrami deklaroi për 20min.ch se 1000% do mbetet në Zvicër./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat