Lajm i keq për Realin

Sporti

Lajm i keq për Realin

Më: 6 maj 2016 Në ora: 16:42

Gareth Bale, ylli i Real Madridit, mësohet se nuk do të mund të luajë në ndeshjen ndaj Valencias.

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, është lajmëruar për këtë lajm të keq para ndeshjes me Valencian e cila luhet të dielën.

E përditshmja sportive madrilene, Marca, shkruan se Bale nuk do të mund të luajë në ndeshjen ndaj Valencisë.

Ish anëtari i Tottenhamit ka lënduar gjurin e majtë në fitoren e Realit ndaj Manchester Cityt (1:0) në Ligën e Kampionëve

Sipas Marcas ky lëndim është i vogël, por Bale nuk do të luajë pasi i duhet Realit për finalen e 28 majit kundër Atletico Madridit.

Pas Gareth Bales, Real Madridi ka humbur edhe portierin Keylor Navas, e Zidane nuk do të mund të llogaritë edhe shërbimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat