Portieri vë bast se nuk do të humb nga Reali

Sporti

Portieri vë bast se nuk do të humb nga Reali

Më: 6 maj 2016 Në ora: 13:58

Real Madridi ka marrë një lajm të mirë pasi ka shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Por ‘Los Blancos’, janë në garë edhe për ta fituar titullin në La Liga, ku janë vetëm një pikë mbrapa Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Kështu Real Madrid këtë javë do të jetë nikoqir i Valencias, skuadër që mposhti Barcelonën javë më parë.

Portieri i mysafirëve, Diego Alves ka thënë ka vënë bast 10 euro se skuadra e tij nuk do të mposhtet në ‘Santiago Bernabeu’.

“Kam vënë bast me shokët se do të dalim të pamposhtur nga Santiago Bernabeu në përballje ndaj Realit”.

“Ne kemi treguar ndaj Barcelonës se mundemi t’i fitojmë tri pikët dhet këtë do ta bëjmë dhe ndaj Realit”,deklaroi Alves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat