Shala ka bërë një deklaratë befasuese

Sporti

Shala ka bërë një deklaratë befasuese

Më: 6 maj 2016 Në ora: 13:02

Ish-trajneri i Prishtinës, dhe ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Kujtim Shala ka bërë një deklaratë befasuese.
Ai ka folur për mediat kroate, për pranimin e Kosovës në UEFA.

Në pyetjen për yjet kosovarë që luajnë për vendet tjera, ai tha se është e pandershme që Kosova t’i ftojë ata.

“Është e pandershme me i marrë ata, Shaqirin, Xhakën, Behramin, sepse ata tashmë janë bërë pjesë e atyre Kombëtareve qe një kohë të gjatë, janë stabil aty. Ato vende tashmë janë vende të tyre. Kosova ka lojtarë aktualë që janë shumë cilësor sidomos në diasporë dhe që munden me ju shërbyer”, deklaroi Shala për ‘tportal.hr’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat