​Pas UEFA-së, Thaçi premton intervenim në infrastrukturën sportive

Sporti

​Pas UEFA-së, Thaçi premton intervenim në infrastrukturën sportive

Më: 6 maj 2016 Në ora: 11:52

Pas pranimit në UEFA, presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka thënë sot kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, se do të intervenohet në infrastrukturën sportive. Krejt kjo, në mënyrë që stadiumet të jenë të gatshme për gara ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi, beson se përfaqësuesja e Kosovës do të jetë e denjë në arenën ndërkombëtare.

Në takimin e sotëm Thaçi ka lëvduar punën që ka bërë presidenti i FFK-së Fadil Vokrri, të cilën e quajti të jashtëzakonshme në rrugëtimin e gjatë për pranimin në UEFA.

Vokrri në anën tjetër falënderoi presidentin dhe gjithë shtetin e Kosovës për mbështetjen që i ka dhënë FFK-së drejt arenës ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat