Messi i drejtohet botës me një letër emocionuese (Video)

Sporti

Messi i drejtohet botës me një letër emocionuese (Video)

Më: 6 maj 2016 Në ora: 11:17

Lionel Messi ka shkruar një letër emocionuese.

E gjithë kjo si pjesë e një fushate me markën e pijeve energjike ‘Gatorade’. Kjo është letra e parë prej dhjetë të tjerave që do t’i publikojë çdo javë nga një reprezentuesi argjentinas.

Messi do t’i dërgojë letra komuniteteve të ndryshme anembanë botës, ku përfshihen shtetet nga pesë kontinentet.

Ja letra e argjentinasit për këtë javë:

“Dëshiroj t’i ndajë disa fjalë me ju. Zakonisht nuk jam njeri që flas shumë sepse besoj se në futboll dhe në jetë, ajo çka bën është më e rëndësishme se ajo çka thua. Edh pse, ka diçka që ju mund të bëni për mua.

“Dua që ju të kujtoni se gjërat e vështira në jetë – gjërat që nuk duken të drejta dhe të lehta – ato nuk duhet të na ndalojnë. Nganjëherë situatat me të cilat përballemi mund të duken shumë të frikshme.

“Por ju duhet të ngriteni para gjërave që duken më të mëdha se ju. Lufto. Vazhdo. Dhe mos u rrëzo. Vazhdo t’i bësh ballë sfidave, dhe unë do ta bëj të njëjtën.

“Faleminderit që keni qenë inspirim për mua dhe njerëzit kudo që na kujtoni se duhet të jemi të fortë. Mbani mend, jeta gjithmonë ka diçka për ju nëse qëndroni me kokë lartë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat