Allegri zgjat kontratën me Juven

Sporti

Allegri zgjat kontratën me Juven

Më: 6 maj 2016 Në ora: 10:02

Media të shumta raportojnë se Massimiliano Allegrit do të vazhdojë kontratën me Juventusin.

Trajneri i Bianconerëve dhe klubi italian kanë konfirmuar tashmë se një marrëveshje e re do të arrihet, ku menaxher i përgjithshëm i kampionit italian, Giuseppe Marotta e ka përshkruar atë si “një formalitet”.

Sky dhe Calciomercato raportojnë se vazhdimi do të bëhet edhe zyrtarisht sot, ku Allegri do të nënshkruan një kontratë të re e vlefshme deri në qershor të vitit 2018, e cila do të peshon rreth 5 milionë euro për sezon.

Kujtojmë se nga koha kur e mori përsipër drejtimin e ekipit nga Antonio Conte në vitin 2014, Allegri me Zonjën e Vjetër ka fituar dy herë rresht titullin e kampionit italian, ndërsa vitin e kaluar ishte në finale të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat