Reali ka thyer një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve

Sporti

Reali ka thyer një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve

Më: 6 maj 2016 Në ora: 09:51

Real Madridi ka shkruar histori duke u kualifikuar për herë të 14 në finale të Ligës së Kampionëve, kanë thyer një tjetër rekord.

Los Blancos ka arritur ta përfundoi Ligën e Kampionëve me zero gola të pranuar në ‘Santiago Bernabeu’.

Nga gjithsej gjashtë ndeshja sa i kanë zhvilluar, Mbretërit kanë shënuar 19 gola duke mos pranuar asnjë gol.

Kujtojmë se Reali do të takohet në finale të këtij viti në garë prestigjioze evropiane për klube me rivalin lokal, Atletico Madridin, të cilën e ka mposhtur para dy sezone në finale të kësaj gare.

Real Madrid – Shakhtar 4:0

Real Madrid – Malmo 8:0

Real Madrid – PSG 1:0

Real Madrid – Roma 2:0

Real Madrid – Wolfsburg 3:0

Real Madrid – Manchester City 1:0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat