Trajneri zviceran: Xhaka e Shaqiri para vendimit të vështirë, mes emocionit dhe karrierës

Sporti

Trajneri zviceran: Xhaka e Shaqiri para vendimit të vështirë, mes emocionit dhe karrierës

Nga: Fitim Dika Më: 6 maj 2016 Në ora: 09:30

Ish trajneri legjendar i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld (67), njeh mjaft mirë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Në 2010 ai ftoi Shaqirin, atëherë vetëm 18 vjeçar, në KB në Afrikën Jugore, ndërsa Xhakën e ftoi si 19 vjeçar në 2011 në ndeshjen kundër Anglisë (2:2). Të dy lojtarët deri tani kanë luajtur për helvetët 51 dhe 41 ndeshje respektivisht dhe për këtë ka merita edhe 67 vjeçari.

A do ndryshojnë klubin Xhaka dhe Shaqiri?- është pyetja që shqetëson shumë zviceranë dhe shqiptarë. Tani përgjigjja vjen edhe nga mësuesi i tyre Hitzfeld, shkruan blick.ch.

“Sëpari duhet të pritet vendimi i Kongresit të FIFA në 13 maj në Meksikë. Dhe atëherë do vendoset nëse lojtarët mund të ndryshojnë klubin brenda dy ose pesë vjetëve,” ka thënë ish trajneri helvet. “Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë lidhje të fuqishme me kombëtaren zvicerane. Ata janë rritur nga Zvicra U21 deri te kombëtarja A. Prej atëherë kam qenë i kënaqur, që ata edhe më tej po luajnë për Zvicrën.” Me e vështira është presioni nga të gjitha palët. “Mund ta paramendoj, që ata pyeten nga të gjitha palët, se çfarë do bëjnë.” thotë më tej Hitzfeld, përcjell botasot.info. “Nga Kosova, nga familja se çfarë është më e mirë për ta. Të luajnë për shtetin nga ku kanë rrënjët, ose me vendin ku janë rritur. Ata duhet ta falenderojnë futbollin zviceran. Duhet të jetë një gjykim i prerë për të dy, dhe normalisht jo i lehtë.”

Sa i takon sportit sipas tij ata duhet të vendosin për karrierën dhe të qëndrojnë në Zvicër, ndërsa nëse vendosin për Kosovën, atëherë kjo ka qenë më shumë një vendim emocional./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat