Mustafi mund të transferohet për 50m euro: Ja klubet e interesuara

Sporti

Mustafi mund të transferohet për 50m euro: Ja klubet e interesuara

Nga: Fitim Dika Më: 6 maj 2016 Në ora: 07:09

Kampioni i botës Shkodran Mustafi ka mundësi të lëshojë klubin FC Valencia në fund të sezonës. 24 vjeçari këtë deklaratë e bëri për SID. “Nuk e di. Mund të ndodhë, që transferimi të jetë pjesë e bisedimeve. Përderisa unë zhvillohem, nuk do desha të transferohesha.”

E keqja është se Mustafi nuk do jetë pjesë e kompeticioneve ndërkombëtare me klubin e Valencias pas një sezone të dobët në ligën më të mirë të botës La Liga. “Me rëndësi është që të mos mësoj gjuhë të re,” tha më tej Mustafi, përcjell botasot.info, duke pasur parasysh që të mos shkojë në ligat ku nuk ka luajtur më parë. Ai flet katër gjuhë e gjysmë.

Kontrata e tij vlen deri në 2019, ndërsa vlerësohet 20 milion euro. Klubet e interesuar për të janë Borussia Dortmund, Juventus Turin, Atlético Madrid dhe Inter. Ai mund të shitet me vlerë prej 50 milion euro./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat