Emery dëshironte finale spanjolle edhe në Europa League

Sporti

Emery dëshironte finale spanjolle edhe në Europa League

Më: 6 maj 2016 Në ora: 00:56

Unai Emery dëshironte finale spanjolle edhe në Europa League pas asaj në Ligën e Kampionëve ku do të përballen Real Madridi e Atletico Madridi.

Sevilla eliminoi në gjysmëfinale Shkahtarin ku tani do të përballet me Liverpoolin në finalen e Baselit që zhvillohet me 18 maj.

“Duam të shkruajmë histori duke fituar tre herë me radhë këtë trofe, tashmë kemi fituar dy herë me radhë”, ka thënë Emery.

“Do të dëshiroja që edhe Villarreali të kualifikohej në finale. Do të kishim finale krejtësisht spanjolle në dy kompeticionet. Tani duhet të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen me Liverpoolin”, ka thënë Emery pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat