Ekspertët e Ligës së Evropës përsëri në finale (Video)

Sporti

Ekspertët e Ligës së Evropës përsëri në finale (Video)

Më: 5 maj 2016 Në ora: 23:16

Sevilla ka arritur të mposhtë në ndeshjen e dytë Shakhtar Donetks për të shkruar emrin në finale për të tretin vit radhazi.

Spanjollët kaluan në epërsi që në minutën e 9-të me anë të Kevin Gameiros.

Por për t’ia bërë punën më të vështirë Sevillas u përkujdes Eduardo që barazoi shifrat pak pa u mbyllur pjesa e parë.

Por me të filluar pjesa e dytë Gamiero shënoi edhe golin e dytë për ta kaluar në epërsi Sevillan 2-1.

Mariano u përkujdes që të shuajë e ukrainasve më një gol në minutën e 59-të.

Deri në fund më gola nuk pati, ndërsa Sevilla shkruan emrin në finale për herë të tretë radhazi ku dy herë e ka fituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat