Ter Stegen nuk e do largimin nga Barcelona

Sporti

Ter Stegen nuk e do largimin nga Barcelona

Më: 5 maj 2016 Në ora: 22:33

I kërkuari nga shumë skuadra, Marc-Andre ter Stegen thotë se nuk do të largohet nga Barcelona.

Portieri gjerman ka pasur vetëm katër ndeshje si fillestar në dy sezonet në La Ligë dhe menjëherë kishin nisur spekulimet se mund të largohet nga Camp Nou, por këto janë mohuar nga vetë 24-vjeçar që ka thënë se është i lumtur me klubin aktual.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe dua të qëndroj, me jetën që kam”, ka thënë ai. “Është vend i dashur për të jetuar”.

Gjermani ka edhe tre vjet në kontratën aktuale me Barçën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat