​Krerët shtetërorë festojnë anëtarësimin e Kosovës në UEFA

Sporti

​Krerët shtetërorë festojnë anëtarësimin e Kosovës në UEFA

Më: 5 maj 2016 Në ora: 20:53

Krerët e shtetit dhe komuniteti sportiv i Kosovës janë mbledhur për të festuar anëtarësimin e Kosovës në organizatën më të madhe të sportit në Evropë - UEFA.

Në këtë ceremoni presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë uruar anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe kanë premtuar mbështetje nga institucionet shtetërore për futbollin vendas.

Ndërkaq, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, tha se emocionet dhe drithërimat nuk përfunduan me anëtarësimin në UEFA, por ato do të vazhdojnë me përgjegjësinë dhe punën e madhe që duhet të bëhet tani e tutje.

Urime dhe përkrahje për futbollin kosovar shprehu edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë,Rainer Milkoreit.

Ai tha se së shpejti do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi dhe me këtë, suksesi i futbollit kosovar është i garantuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat