Granit Xhaka drejt Arsenalit

Sporti

Granit Xhaka drejt Arsenalit

Më: 5 maj 2016 Në ora: 20:36

Pritet zyrtarizimi, por në Angli janë të sigurt se Granit Xhaka do të jetë blerja e parë e rëndësishme e Arsenalit në merkaton e verës.

Duke cituar burime pranë klubit londinez, “Mirror” bën të ditur se tratativat për mesfushorin 23-vjeçar janë drejt fundit dhe palët kanë rënë praktikisht dakord për detajet e transferimit.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat britanike, Arsenali është gati të shpenzojë afërsisht 35 milion euro për futbollistin me origjinë kosovare, që luan me Gladbah në kampionatin gjerman.

Granit Xhaka kërkohet me ngulm nga trajneri Arsen Venger dhe zyrtarizimi për blerjen e futbollistit do të bëhet në ditët e para të merkatos së verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat