Veseli: Do të jetë një finale ndër më të fortat

Sporti

Veseli: Do të jetë një finale ndër më të fortat

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2016 Në ora: 19:23

Peja dhe Sigal Prishtina, janë dy ekipet më të mira në vend dhe që po përgatiten për finalen e parë e cila do të zhvillohet të dielën e kësaj fundjave dhe luhet në palestrën e sportit në ‘Karagaçi’ në Pejë. Pejanët shpresojnë se do ta fitojnë titullin e kampionit të Kosovës, ndërsa prishtinasit janë të bindur se do të ia dalin edhe në këtë garë. Sigal Prishtina pas Kupës së Kosovës dhe titullit në Ligën Ballkanike, synojnë të kurorëzohen me kurorën e trefishtë. Bardhekaltrit janë të vetëdijshëm se do të jetë një sfidë e vështirë me pejanët, por në asnjë mënyrë nuk i tremben. Peja beson se do ta përfundojnë edicionin në mënyrë më të mirë, pasi që kanë një ekip me lojtarë cilësor. Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se beson në rezultat pozitiv në finalen e parë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat