Aubameyang dëshpëron Unitedin

Sporti

Aubameyang dëshpëron Unitedin

Më: 5 maj 2016 Në ora: 18:35

Gazeta britanike Daily Mirror ka bërë me dije se Manchester Unitet po bën gjithçka për të marrë shërbimet e sulmuesit të Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Madje ‘djajtë e kuq’ janë gati të paguajnë deri në 90 milionë euro për të për të thyer konkurrencën e Real Madridit.

Por Unitedit do t’i duhet të presin ndoshta dhe një sezon për të bindur sulmuesin nga Gaboni që t’i bashkohet atyre.

Sipas po të njëjtës gazetë Aubameyang ka bërë me dije se nuk ka ndër mend të largohet nga Dortmundi edhe për të paktën një sezon.

Sulmuesi më i mirë i verdhezinjve në këtë sezon kërkon të luajë edhe në Ligën e Kampionëve me ekipin e drejtuar nga Thomas Tuchel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat