E konfirmuar: Çështja e pranimit të Kosovës në agjendën e FIFA-s në Meksiko City (Foto)

Sporti

E konfirmuar: Çështja e pranimit të Kosovës në agjendën e FIFA-s në Meksiko City (Foto)

Më: 5 maj 2016 Në ora: 17:45

Çështja e pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) do të jetë në agjendën e Kongresit të 66-të të FIFA-së, i cili do të mbahet me 12 dhe 13 maj në Meksiko City.

Në agjendën e publikuar nga shtëpia më e madhe e futbollit, çështja e Kosovës është në pikën e 15-të.

Kosova u bë pjesë e UEFA-s më 3 maj në Kongresin e mbajtur në Budapest të Hungarisë, ndërsa kryetari i FIFA-s, Gianni Infantino, në fjalimin e mbajtur në këtë Kongres pati paralajmëruar se çështja e Kosovës do të jetë në agjendën e FIFA-s, nëse kjo e fundit merr votat e nevojshme në UEFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat