Murray dhe Berdych, kualifikohen në çerekfinale

Sporti

Murray dhe Berdych, kualifikohen në çerekfinale

Nga: K.G Më: 5 maj 2016 Në ora: 17:44

Tenisti britanik, Andy Murray dhe ai çek, Tomas Berdych, janë kualifikuar në çerekfinalen e turneut ‘Madridi Open’. Murray me reketin e tij dëshmoi paraqitje jashtëzakonisht të mirë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 në sete (6:4, 6:2) francezin Gilles Simon. Britaniku ishte shumë më i mirë dhe nuk pati telashe të avancoi më tutje, kurse në rrethin e radhës takohet me Berdych-in. Çeku Berdych dëshmoi paraqitje më të mirë se spanjolli David Ferrer dhe e mposhti me rezultat 2:0 (7:6, 7:5). Të dy tenistët bënë lojë të mirë, por çeku në tai-brek ka qenë më i mirë dhe ia doli të mënjanojë spanjollin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat