Askush nuk e priste dominimin e Leicester City-t

Sporti

Askush nuk e priste dominimin e Leicester City-t

Më: 5 maj 2016 Në ora: 16:30

Leicester City të gjithë i ka lënë pa tekst, sepse askush nuk e kishte imagjinuar se ata do të dalin kampion të Premier League. Trajneri italian, Claudio Ranieri, bëri një punë të madhe dhe iu shpagua me sukses historik të klubit të tij. Ish-mbrojtësi i Arsenal-it, Lauren, ka fjalë të mëdha për ekipin e Leicester City-t “Ajo çka ka bërë Leicesteri është diçka e mrekullueshme. Në fillim të sezonit askush nuk e priste këtë arritje të këtij ekipi. Këtë e bënë në saje të punës së madhe ekipore, por ka diçka më të mirë se ata. Është sezoni i plotë pa humbje, të cilën e bëmë ne”, ka thënë Lauren. Dy javë pa përfunduar garat në Premier League, Leicester City ka siguruar titullin, e cila ka 77 pikë, shtatë më shumë se Tottenham-i.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat