Zyra e Federatës së Boksit të Kosovës bëri të ditur se të shtunën (me 7 maj) do të zhvillohet turneu përkujtimor “Fehmi e Xhevë Lladrovci”. “Në turneun e boksit marrin pjesë të gjitha klubet e boksit të Kosovës me te gjitha grupmoshat. Turneu organizohet nga klubi i boksit Drenasi, në bashkëpunim me federatën”, thuhet nga Federata e Boksit e Kosovës.
Turneu do të filloi në orën 16.30, ndërsa pritet një garë e fortë.