Kërkojnë ndëshkim!

Sporti

Kërkojnë ndëshkim!

Më: 5 maj 2016 Në ora: 15:32

Përmes një deklarate për shtyp, drejtuesit e lartë të Partizanit kërkojnë zbatimin rigoroz të Kodit të Drejtësisë Sportive, i cili parashikon edhe humbjen në tavolinë të klubit organizator të ndeshjes, sikurse ishte Tirana në derbin e djeshëm, në “Selman Stermasi”. Madje, më shumë se kaq, paralajmërojnë ndjekjen në rrugë ligjore të incidentit të rëndë e të dhunshëm, ku ra pre vetë drejtori i përgjithshëm i të kuqve, Dritan Dervishi, duke iu referuar kodit penal. Një qasje edhe zakonore kanë të kuqtë, duke i paralajmëruar bardheblutë për “shkelje të kodit moral e zakonor shqiptar”.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat