Ja sa afron Bayerni për Hysajn

Sporti

Ja sa afron Bayerni për Hysajn

Më: 5 maj 2016 Në ora: 15:29

Nuk kanë fund ofertat për Elseid Hysaj. pas një sezoni fantastik dhe interesimit të shfaqur nga Barcelona, tashmë është Bayerni që kundërpërgjigjet.

Sipas “Tuttosport”, disa vëzhgues të klubit gjerman ishin të hënën në “San Paolo” për të ndjekur takimin Napoli-Atalanta dhe për të parë nga afër mbrojtësin e kombëtares sonë.

Hysaj shihet si zëvendësuesi ideal i 32-vjeçarit Philipp Lahm dhe 30-vjeçarit Rafinha.

Mendohet se bavarezët do të ofrojnë 20 milionë euro. Nëse oferta zyrtarizohet, vështirë se do të refuzohet nga Napoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat