Pas Serbisë edhe një shtet evropian nuk dëshiron të luajë futboll me Kosovën

Sporti

Pas Serbisë edhe një shtet evropian nuk dëshiron të luajë futboll me Kosovën

Më: 5 maj 2016 Në ora: 13:02

Përfaqësuesja e Rusisë do t’i evitojë përballjet me Përfaqësuesen e Kosovës.
Ministri i Sportit dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Rusisë, Vitaly Mutko, kujton se Rusia nuk e ka mbështetur pranimin e Kosovës në UEFA.

“Rusia nuk e ka mbështetur këtë propozim, por në futbollin evropian dominon demokracia. Është një vendim që duhet ta respektojmë”, ka thënë Mutko.

Ndërkohë, ai ka nënvizuar se Përfaqësuesja e Rusisë do t’i evitojë përballjet me Përfaqësuesen e Kosovës.
“Nuk do të luajmë me Kosovën për shkak rregullimit politik të kësaj çështjeje”, duke shpresuar që UEFA nuk do t’i vërë përballë këto dy përfaqësuese.

Ndërkohë, presidenti i nderit i Federatës Ruse të Futbollit dhe ish-zëvendëspresidenti i FIFA-s, Vyacheslav Koloskov, ka thënë se UEFA i theu rregullat dhe statutet e veta, me pranimin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat