Kosova në UEFA por vjen një lajm i keq nga FIFA

Sporti

Kosova në UEFA por vjen një lajm i keq nga FIFA

Më: 5 maj 2016 Në ora: 12:28

FIFA mund ta largojë nga rendi i ditës çështjen e pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA.
Federata e Futbollit e Kosovës u anëtarësua në UEFA dhe pret që të bëhet anëtare edhe e shtëpisë së futbollit botëror (FIFA).

Në fakt, pranimi i Kosovës në FIFA është në agjendën e Kongresit të 66-të të FIFA-s’, i cili do të mbahet me 12 dhe 13 maj në Meksiko City.

Kosova është pika e 15-të në rendin e ditës në FIFA.

Megjithatë, agjenda në FIFA parasheh mundësinë që votimi për anëtarësimin e Kosovës në Federatën Botërore të Futbollit të hiqet nga rendi i ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat