Shala premton mbështetje për futbollin e Kosovës

Sporti

Shala premton mbështetje për futbollin e Kosovës

Më: 5 maj 2016 Në ora: 11:53

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Kujtim Shala, u ka dhënë mbështetje udhëheqësve të Federatës së Futbollit të Kosovës, pas pranimit të Kosovës në UEFA.

Ministri Shala, priti sot në kabinetin e tij delegacionin e Federatës së Futbollit në krye me Fadil Vokrrin dhe bashkë me të thanë se i presin punë të mëdha.

Shala tha se ministria do ta mbështesë vazhdimisht këtë sport.

E në anën tjetër Fadil Vokrri duke folur për pranimin në UEFA tha se kjo është meritë e të gjitha gjeneratave të deritashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat