Thaçi takoi ndër sportistët më të suksesshëm të Kosovës

Sporti

Thaçi takoi ndër sportistët më të suksesshëm të Kosovës

Më: 5 maj 2016 Në ora: 11:50

Presidenti i Kosovës. Hashim Thaçi, e takoi kick-boksierin Yll Maliqin. “Pata kënaqësinë që të takoja së bashku me trajnerin e tij një ndër sportistët më të suksesshëm kosovarë, Ylli Maliqin. E urova për marrjen e titullit të tij të pestë botëror në kikboksing dhe e falënderova për imazhin e mirë që i jep Kosovës duke ia ngritur flamurin lartë në gara ndërkombëtare. Kënaqësia e bisedës me të u shtua edhe më shumë kur mësova prej tij se ky ishte takimi i dytë yni. Takimin e parë me të e kam pasur më 28 nëntor të vitit 1992, ndërkohë që ai ishte ende fëmijë si mysafir në shtëpinë e tij, ku bashkë me të atin e tij dhe aktivistë të tjerë festonim festën e flamurit”, shkruan Thaçi në facebookj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat