Demi: Jam i zhgënjyer nga dhuna e këtyre rrugaçëve

Sporti

Demi: Jam i zhgënjyer nga dhuna e këtyre rrugaçëve

Nga: K.G Më: 5 maj 2016 Në ora: 11:16

Dhuna që ndodhi në takimin Tirana-Partizani pa dyshim se e ka mërzitzur tepër presidentin e klubit Partizani, Gaz Demi, i cili ka deklaruar se është i zhgënjyer. “Jam i zhgënjyer nga dhuna e këtyre rrugaçëve. Unë nuk e kuptoj dot. Jemi të tradhtuar pasi u goditem në shtëpinë ku ishim mysafirë, dhe tradita shqiptare nuk e njeh një gjë të tillë. Unë mund te kuptoj tifozët kur shahen, por jo dhunën që vjen nga drejtuesit e Tiranës. Këta nuk janë drejtues këta janë rrugaçë. Ky është turp i madh. Ky është turp edhe për Shqipërinë. Unë nuk dorëzohem. Me vjen keq që ndodhin këto incidente ordinere që prishin imazhin e futbollit tonë. Unë jam Presidenti më i ri i Superligës. Po shikoj se si funksionojnë gjërat. Me FSHF do të ndalem. Unë nuk kam çfarë të denoncoj pasi FSHF dhe drejtësia i kane pamjet dhe ato janë bërë publike”, tha Demi për TVSH-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat