Vendosën në bastore “Leicester kampione”, ja sa fituan dy zjarrfikësit

Sporti

Vendosën në bastore “Leicester kampione”, ja sa fituan dy zjarrfikësit

Më: 5 maj 2016 Në ora: 08:28

Dy tifozë të ‘çmendur’ të Leicester City kanë fituar 20.000 sterlina pasi vendosën në skedinë se titullin kampion në Premier League e fiton ekipi i drejtuar nga Claudio Ranieri.

Parashikimi është vendosur në gusht të vitit 2015 nga dy zjarrfikës të cilët sakrifikuan vetëm 5 sterlina dhe fituan secili respektivisht nga 10.000 sterlina.

Një rastësi e qëlluar pasi Jordan Wright dhe Mitchell Baldock kanë filluar ta besojnë se ky bast mund të bëhet realitet vetëm pas fitores 3-1 kundër Manchester City-t.

“Kur fituam 3-1 kundër Manchester City-t atëhere besova se vërtet mund të kem shanse reale për të kapur këtë skedinë. Gjithmonë kam humbur në baste por këtë herë fati më buzëqeshi” , u shpreh Wright.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat