Reali në finalen e Champions-it, sfidohet nga Atletico

Sporti

Reali në finalen e Champions-it, sfidohet nga Atletico

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2016 Në ora: 22:41

Në finalen e Champions Leagues do të përballen dy skuadra nga kryeqyteti i Spanjës, Real Madrid - Atletico Madrid. Reali shënoi fitore me rezultat 1:0 kundër Manchester City-t, në takimin e kthimit të gjysmëfinales, e cila u zhvillua në "Santiago Bernabeu". "Mbretërit" me rezultat të përgjithshëm 1:0 u kualifikuan, pasi sfida që e parë në "Etihad" kishte përfunduar pa gola (0:0).

Dy skuadra që hiq më larg se dy vjet më parë ishin ballafaquar mes vete, por Real Madridi kishte fituar atëkohë me rezultat 4:1 pas 120 minutave lojë, ngaqë në kohën e rregullt takimi ishte mbyllur 1:1. Sërish një finale spanjolle, të skuadrave të të njëjtit qytet. Skuadra angleze nuk arriiti të futet në histori, me gjithë që u mundua me mish e më shpirt deri në minutat e fundit.

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany u lëndua në minutën e dhjetë dhe u largua nga fusha.
Në minutën e 20-të, Gareth Bale brenda 16-shit, nga një pozitë e vështirë godet fuqishëm por gjuajtja e tij paksa devijohet nga Fernando dhe përfundon në rrjetën e portierit Joe Hart, 1:0.

Ndeshja ka qenë mjaft e mirë, në disa raste edhe sulmuesi më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, që u kthye nga lëndimi, ka qenë i rrezikshëm për portën e Manchester Cityt.

Në minutën e 52-të, Modriç pati rast të qindpërqindtë për të dyfishuar epërsinë. Ai del vetëm me portierin Hart, por ky i fundit ishte më i suksesshëm dhe shpëton gol të sigurt.

Manchester City pati një mundësi të mirë në minutën e 84-të, kur Kevin De Bruyne gjuajti bukur, por ndërhyn edhe më mirë portieri Navas. Sergio Aguero nga rreth 20 metra ka dërguar gjuajtje të fortë, por për fat të Navasit topi shkoi mbi portë pikërisht në minutën e 89-të. Reali kualifikohet, kurse City eliminohet, por mbi të gjitha ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme, pasi që arriti deri në gjysmëfinale.

Me 28 maj në stadiumin në "San Siro" në Milano do të ballafaqohen Real-Atletico. Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, tash synon titullin e Champions-it, por do ta ketë vështirë ndaj Atletico-s së papërshtatshme. Reali deri më tash 10 herë ka fituar tiullin e Evropës, tani synon të 11-tin në histori të tyre.

Real Madrid-Manchester City 1:0

Stadiumi "Santiago Bernabeu", në Madrid.
Shikues: 78.000.

Gjyqtar: Damir Skomina (Sllovenia).

Shënues: Fernando (20'-autogol).

Kartonat e verdhë: Lucas - De Bruyne, Fernando, Otamendi.
Real Madrid: Navas, Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo, Kroos, Modriç (Kovaçiç 88'), Isco (Rodriguez 67'), Jese (Lucas 56'), Bale dhe Ronaldo.

Manchester City: Hart, Sagna, Kompany (Mangala 10'), Otamendi, Clichy, Fernando, Jesus Navas (Iheanacho 69'), Fernandinho, Yaya Toure (Sterling 61'), De Bruyne dhe Aguero.





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat