Napoli në alarm, Hysaj kërkohet nga Barcelona si zëvendësues i Dani Alves

Sporti

Napoli në alarm, Hysaj kërkohet nga Barcelona si zëvendësues i Dani Alves

Më: 4 maj 2016 Në ora: 21:47

Barcelona në gjurmët e Elseid Hysaj…

Mbrojtësi shqiptar është një prej lojtarëve nën vëzhgim nga klubi blaugranas, që është në kërkim të një zëvendësi të Dani Alves, që pas dy ditësh mbush 33-vjeç.

Futbollisti i Napolit është cilësuar nga portali spanjoll ‘sport.es’, si nga prej 10 blerjet e mundshme të Barcelona-s pasi braziliani Alves të largohet.

Përveç Hysaj në listë janë: Lucas Digne, Wendell, Bellerin, Fabinho, Ginter, Theo Hernandez, Almamy Touré, Guerreiro, Jonny Castro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat