Abazi e Plepolli: Tash jemi në UEFA, gjërat janë më ndryshe

Sporti

Abazi e Plepolli: Tash jemi në UEFA, gjërat janë më ndryshe

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2016 Në ora: 19:34

Dy ish-futbollistët e mirënjohur, Arsim Abazi dhe Arsim Plepolli, tani e shohin ndryshe futbollin e Kosovës pas pranimit me të drejta të plota në UEFA dhe njëkohësisht besojnë se edhe investimet do të jenë shumë më të mëdha. Ata besojnë se klubet e Kosovës gradualisht do ta ngritin nivelin e cilësisë dhe të jenë të denjë në garat evropiane. Ata për gazetën kombëtare “Bota sot” thonë se tani motivi është ndryshe të futbollistët. “Unë vet si futbollist sa kam qenë e kam përjetuar këtë kënaqësi se çka domethënë të marrësh pjesë në UEFA dhe në gara me ekipet tjera evropiane. Është kënaqësi e veçantë për gjithë sportistët që marrin pjesë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat