Shaqiri u përgjigjet tifozëve nëse do të luajë për Kosovën apo për Zvicrën

Sporti

Shaqiri u përgjigjet tifozëve nëse do të luajë për Kosovën apo për Zvicrën

Nga: Fitim Dika Më: 4 maj 2016 Në ora: 19:07

Futbollisti Xherdan Shaqiri për herë të parë u është përgjigjur fansave të tij në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në UEFA. Secili dëshironte të dijë se kë do përfaqësojë ai: Zvicrën ose Kosovën shkruan botasot.info.

Me buzëqeshjen karakteristike dhe me një veshje sportive, Xherdan Shaqiri, përshëndeti të gjithë tifozët. Ai zgjodhi bisedën e drejtpërdrejtë përmes internetit, për t’ju përgjigjur në pak minuta pyetjeve të tifozëve.

Për cilën kombëtare do të luani?,- ishte pyetje më e shpeshtë ndërsa Shaqiri pa ndrojtje u përgjigj:
“Të shtunën do luaj për Kosovën, ndërsa të dielën për Zvicrën. Kjo me siguri do ju pëlqente më së shumti”.

24 vjeçari sqaroi edhe çështjen e Euro 2016 që do përfaqësojë Zvicrën. 75% e të anketuarve në Zvicër mendojnë se Shaqiri nuk do ndryshojë kombëtaren. Megjithatë, deklaratat e tij i japin shpresë edhe Kosovës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat