Markaj qetëson zviceranët: Askush nuk do të ndryshojë kombëtaren

Sporti

Markaj qetëson zviceranët: Askush nuk do të ndryshojë kombëtaren

Nga: Fitim Dika Më: 4 maj 2016 Në ora: 19:01

25-vjeçari Denis Markaj ka dhënë një intervistë për “Ticinonews.ch”, ku tregon se pas pranimit të Kosovës në UEFA, krahas lajmit të madh për të gjitha shqiptarët, nuk do cenohet kombëtarja helvetike. Ai ka dhënë intervistë interesante, duke qetësuar zviceranët. “Jam vërtet shumë i gëzuar. I lexova gazetat dhe të gjithë shqiptarët e pritnin këtë ditë. Tani kush do të veshë fanellën e Kosovës do të luajë për diçka, jo vetëm për kënaqësi”, tha Markaj. Me siguri keni kontaktuar me trajnerin? “Ne kemi një grup në hatashëm dhe dje kemi komunikuar shumë. Trajneri na falënderoi për çfarëdo që kemi bërë. Vjet trajneri nuk ka qenë shumë i kënaqur me mua se nuk u aktivizova shumë me Luganon, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar”, thotë Markaj.

Jo çdokush e ka pritur mirë lajmin e pranimit të Kosovës?< “E kam ditur se Serbia nuk do ti kënaqej këtij vendimi, secili ka mendimet e veta. Por nuk mendoj se apelimi i tyre do të kishte sukses”, tha ai. Mendoni se ndonjë lojtar deciziv mund të ndryshojë kombëtaren? “Është e vërtetë se në njërën anë ndodhet një shtet ku ti ke lindur dhe nga ku vjen familja. Por në anën tjetër qëndron Kombëtarja me të cilën ke luajtur. Unë mendoj se nuk do të ketë ndokush që do të ndryshojë kombëtaren. Për të rinjtë është diçka më ndryshe, pasi ata të cilët janë aktivizuar me kombëtaren zvicerane e kanë të pamundur transferimin”, përgjigjet Markaj. Si e shikoni të ardhmen e Shani Tarashajt?< “Mendimi im, ai nuk do të ndryshojë kombëtaren. Sepse unë shoh tek ai një lojtar të rëndësishëm që do i shërbente shumë sulmit të Zvicrës në të ardhmen”, ka thënë Markaj.
Fitim Dika

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat