Skënderbeu demolon Laçin

Sporti

Skënderbeu demolon Laçin

Më: 4 maj 2016 Në ora: 17:57

Skënderbeu fitoi ndeshjen më të lehtë të këtij sezoni në Superiore duke mundur me rezultatin e thellë 6:1 Laçin, që e kishte eliminuar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, por që ishte shumë larg asaj paraqitje që kishte bërë në kompeticionin tjetër. Skuadra kurbinase tejet e pamotivuar, dhe pse ende nuk mund të thuhet se e ka siguruar matematikisht mbijetesën ishte thjesht vizitore në Korcë aq sa në total kishte vetëm 4 lojtarë në stol. Gjithsesi Skënderbeu nuk e kurseu duke realizuar madje gjashtë herë në pjesën e parë. Në të 4-trën, James shërbeu për Abazin që shënoi golin e parë pa shumë probleme, ndërsa në të 11-tën, Selmani dhe pse bllokoi goditjen e parë të Salihit, u hutua duke mos kuptuar që shkodrani shërbeu për James në qendër për golin e dytë.

Në të 16-tën, nga goditja e këndit James shënoi dhe golin e dytë të tij në këtë ndeshje ndaj ish skuadrës së tij. Në të 31-tën, pati festë në mbrojtjen e Lacit dhe për Eskerdinjën, ndërsa në të 38-tën, nuk mund të mungonte dhe goli I Salihit, që shënoi të pestin për Skënderbeun. Humbja e lacit u bë tenistike që në pjesën e parë kur Eskuerdinja realizoi golin e 6-të dhe të dytin personal. Në pjesën e dytë ishte Skënderbeu që u frenua e Laci arriti të shkurtojë diferencën me Argjend Mustafën në të 60-tën. 30 minutat e mbetura ishin thjesht të sikletshme për dy ekipet që lanë orën të ecte për to. U mbyll 6-1 me Skënderbeun që fitoi një ndeshje që I ngjante një stërvitoreje duke marrë gjithsesi një fitore që vlen në garën për titullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat